Elbasani, në zemër të Shqipërisë, është shumë më tepër se një qytet kalimi. Ja 10 vendet që ia vlejnë vizitën — nga ekipi që e njeh qytetin pëllëmbë për pëllëmbë.
Brenda qytetit
- Kalaja e Elbasanit — muret osmane të shekullit XV me lagjen karakteristike brenda tyre, kafene dhe restorante tradicionale.
- Xhamia Mbret — një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri (1492).
- Kisha e Shën Mërisë — brenda kalasë, me afreske të rralla.
- Muzeu Etnografik — shtëpi karakteristike elbasanase e shekullit XVIII.
- Bulevardi Qemal Stafa — zemra e "xhiros" së famshme elbasanase në mbrëmje.
Përreth Elbasanit
- Parku i Qafë-Krrabës — ajër i pastër dhe pamje panoramike.
- Bujtinat e Gjinarit — fshat malor 30 min larg, me kuzhinë autentike.
- Liqeni i Belshit — 25 min larg, perfekt për drekë buzë ujit.
- Bazari i ri — për byrekun dhe ëmbëlsirat tradicionale (provoni ballokumen!).
- Ura e Haxhi Beqarit — urë osmane mbi Shkumbin.
Vizitor në qytet? Taksia jonë lokale ju çon kudo brenda pak minutash, ndërsa për ekskursione ditore drejt Beratit apo Pogradecit ofrojmë çmime fikse me pritje e kthim.